Organizatori i protestave për rastin e Almir Aliut, Visar Visha, përmes emisionit ‘Click Plus’ kumtoi një porosi për prokurorin publik, gjoja se ai dhe protestuesit janë të nxitur nga ndonjë parti politike, shkruan Fol.

”Ti zotëri prokuror publik u zgjodhe nga partitë politike në atë detyrë, qe në këtë rast janë LSDM dhe BDI”, duke shtuar se ai nuk ka të drejtë të shprehet kështu dhe se qytetaret merren me vendimet dhe punën e gjykatësve, pasi puna e tyre është publike dhe ne aspak nuk merremi me jetën e tij personale dhe ne do të jemi kritikë ndaj tyre derisa drejtësia të arrijë në vend.

Ai më tej shtoi se do të bëjë presion së bashku me protestuesit, madje edhe atë ditë, sipas porosisë së tij, kur do të mbahet mbledhja e prokurorëve për rastin e Almirit. /Fol/