Gjatë debatit në emisionin ”Prime Time” në Kanal 10, se a duhet Kosova dhe Shqipëria të kenë një kombëtare të përbashkët, humoristi i njohur Osman Azemi nga ”Stupcat” ka thënë se komenti më i mirë rreth debatit se për kë duhet shqiptarët të bëjnë tifo, për përfaqësuesen e Kosovës apo atë të Shqipërisë është ai i zëdhënësit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Faton Zylbeari, njofton Albanews24.

”Më ka lënë shumë përshtypje zëdhënësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ku me gazetarin bënë disa pyetje, tha dëshira ime është të fitojë kombëtarja jem, por gjithmonë do të jesh vëllau jem. Edhe unë e kam, gjithmonë Shqipëria është vëllai jem. Po, së pari e dua kombëtaren e Kosovës”. /Albanews24/