Në kuadër të vizitës së punës në Itali, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor në senatin Italian, Luçijano Dalfonso.

“Ratifikimi i shpejtë i protokollit do të paraqet impuls të veçantë për të gjitha proceset integruese të vendit, por edhe mundësi shtesë ta arrijmë qëllimin për rrumbullakësimin e këtij procesi në samitin e Londrës në fillimin të dhjetorit”, deklaroi Osmani, duke theksuar për rëndësinë e këtyre proceseve jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.

Në takim Osmani nga Dalfonso mori bindjen që protokolli i NATOs do të gjendet në seancën e ardhshme plenare në Senat, e cila pritet javën e ardhshme, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut dhe formalisht do të marr dritë jeshile nga Italia për kyçje drejtë aleancës euroatlantike.

Në kornizat e vizitës në Itali, Osmani do të realizoj takim edhe me Ministrin për çështje evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola, ku do të bëhet fjalë për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen nga Republika e Italisë në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së, javën e ardhshme.

Vizita në Itali paraqet pjesë nga turneut evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë metropoleve evropiane, kurse në prag të takimit të Këshillit të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme.