Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Athinë. Në këtë vizitë ai do të takohet me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos.

“Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Koxijas, të martën më 9 janar do të organizojë drekë pune me zëvendëskryeministrit e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Bujar Osmani. Bisedat do të përqendrohen në çështjet evropiane nga interesi i përbashkët. Osmani, gjithashtu do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme greke.

Mediat greke, vizitën e nesërme të Osmanit e komentojnë si pika e parë e çështjes për zgjidhjen e emrit. Gjithashtu, ato përmendin edhe vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni, raundin e ri të bisedimeve të Nimicit me negociuesit e të dy vendeve dhe takimin e mundshëm të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në Davos.

Zëvendëskryeministri Osmani, para 2 muajve, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, tha se ekziston moment pozitiv në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, viti 2018 është vit i artë për zgjidhjen e çështjes së emrit, qëndrimi para dyerve të NATO-s dhe BE-së do të ketë pasoja tragjike edhe për vendin edhe për rajonin.