Bujar Osmani akuzoi presidentin Gjorgje Ivanov se është duke e shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën.

“Ivanov e kishte shansin e fundit në muajt e fundit nga mandati i tij që të le gjurmën më të vogël të kohezionit në shoqëri dhe për unitaritetin e shtetit, diçka që nuk e ka bërë gjatë dhjetë viteve të mandatit të tij. Ka ende mundësi që ta bëje këtë gjë dhe të shënohet diçka në librin e tij të bardh gjatë kohës së udhëheqjes së tij. Ka edhe mënyra tjera se si mund që të vendoset në fuqi dhe këtë gjë ekspertët juridik do ta thuan, ka përvoja të shumta në të kaluarën se si janë futur në fuqi ligje edhe pa nënshkrimin e presidentit. Kuptohet kjo gjë do të jetë çështje e marrëveshjes dhe konsultimit me ekspertët juridik”, tha Bujar Osmani.

Më me rëndësi është ajo që ne si shoqëri çka bëjmë kur lejojmë krijimin e situatës politike përmes shkeljes së Kushtetutës pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për Ligjin e gjuhëve ose ligjet tjera.

“Kjo gjë duhet që të na shqetësoje të gjithëve në këtë shtet, pasi që precedente të tilla pastaj tërheqin hapa konsekuentë të ngjashëm në të ardhmen. Vullneti i qytetarëve është i qartë, tri herë është shprehur në Parlament me shumicë. Tri herë shumica në Parlament e ka votuar Ligjin për gjuhët”, shtoi Osmani.