Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për aktivitetet e NATO-s në drejtim të përshtatjes me realitetin e ri të sigurisë, përballjes me sfidat dhe forcimit të mbrojtjes dhe parandalimit.

Në fokusin e bisedës ishte situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, si një rajon me interes strategjik për Aleancën.

closevolume_off
“Koordinimi i ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përshpejtimi i integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit, janë mjete kyçe për konsolidimin e stabilitetit rajonal dhe mbylljen e vakumit për ndikimet e mundshme destabilizuese nga palët e treta”, theksoi Osmani.