Disa lagje të Shkupit dhe rrethinës nesër, në periudhë të caktuar të ditës, nuk do të kenë energji elektrike, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.

Shkak për ndërprerjen është intervenimi teknik.

Pa energji elektrike do të jenë një pjesë e Bardovcës, Ormanit dhe Vollkovës (8:30 deri në 15:00), rruga “Bitollska” dhe rrugët përreth në “Novo Maallo (8:30 me 11:00), pjesë të fshatrave Glluvo dhe Çuçer Sandevë (09:00 me 14:00), pjesë të rrugëve “Presekë” dhe “Slivovska” në Karposh (09:00 me 15:00), “Todor Çangov” nr. 35 dhe disa objekte përreth në Aerodrom (08:30 deri 13:30), rruga “Gornovranovska” në Aerodrom (11:30 -15: 00), rrugët “Nevrokopska” dhe “Çedomir Kantarxhiev” në Qendër (8:30 – 12 : 00).