EVN Maqedoni SHA, njofton se nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave si Karposhi, Ilindeni dhe Kisela Voda, si dhe shumë fshatra të Shkupit.

“Në periudhën nga ora 06.00 deri në ora 15.00, pa energji elektrike do të jenë fshati Alldincë, shtëpia Kitka, shtëpia Karaxhica, Presllap, Mala Reka Princes, Vikend lagjja Mala reka, fshati Cërvena Vodë, vikend lagjja Cërvena Voda, f.Paligrad.

“Në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të mbesin rrugët “Aleksandar Makedonski”, “Kadinjaça”, “Andreja Papradishki” në komunën e Karposhit.

“Në periudhën nga ora 6:00 deri në ora 10:00 pa energji elektrike do të jenë salla sportive “Ilinden”, “Halk Banka”, “Pilana Tri Mil”, një pjesë e rrugës 19 dhe rrugët 23 dhe 21 në komunën e Ilindenit”.

“Në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 13:00 pa energji elektrike do të mbesin fshati Brazda, tek rrethrrotullimi”.

“Në periudhën nga ora 8:00 deri në ora 12 “Staklara”, lagjja Usje”, komuna e Kisela Vodës.