Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka gjetur rrugën drejt portës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Lituanisë.Shqipëria e Lituania po përballen në “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të grupit të katërt të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Paraqitja e kuqezinjve në pjesën e parë ishte e zbehtë.Shqipëria javën e kaluar fitoi ndaj Bjellorusisë në Minsk dhe pritet fitore prej saj edhe ndaj Lituanisë.