Takimi mes liderëve  po zgjat më shumë se katër orë,, duket se palët janë larg një marrëveshjeje eventuale për Ligjin e Prokurorisë.

Takimi mes palëve ende po vazhdon dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, ndërsa burime nga dy partitë LSDM dhe VMRO-DPMNE thonë se deri në këtë moment nuk ka përparim në asnjë nga pikët e shtruara në bisedime.

“Pajtueshmëri ka vetëm rreth konstatimit se PSP-ja është institucion i vdekur”, ka thënë për TV24 një funksionar i lartë i opozitës pjesëmarrës në takim.