Situata për shkak të koronaviusit në Indi nuk është aspak e mirë. Spitalet thonë se pacientët e tyre po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit pasi numri i rasteve me Covid dhe vdekjeve kanë shënuar rekorde të reja për të tretën ditë radhazi.

India ka regjistruar gati 1 milion raste në tre ditë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 346,786 të infektuar.

Në spitalin “Jaipur Golden” brenda natës kanë vdekur 20 pacientë për shkak të mungesës së oksigjenit, tha një zyrtar. Qeveria thotë se po vendos trena dhe forcën ajrore për të transportuar furnizime në zonat e goditura rëndë.
Numri i vdekjeve në të gjithë Indinë u rrit me 2,624 në 24 orët e fundit, nga 2,263 të premten.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se situata në Indi ishte një kujtesë që po na tregon sesa shkatërrues është koronavirusi.

Në fillim të vitit, qeveria indiane besoi se kishte mundur virusin. Rastet e reja ranë në 11,000 nga mesi i shkurtit, vaksinat po eksportoheshin dhe në mars ministri i shëndetësisë tha se India ishte në lojën e fundit të pandemisë.

Sidoqoftë, që nga ajo kohë, një valë e re ka shpërthyer, i nxitur nga shfaqja e varianteve të reja, si dhe tubime masive, të tilla si festivali Kumbh Mela, ku miliona pelegrinë u mblodhën në fillim të muajit./e.b-abcnews.al