Njësia për krim të organizuar e MPB-së ka ngritur kallëzim penal kundër një drejtori të një shkolle në Gjevgjeli për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Personi me iniciale T.D, 46 vjeç nga periudha mars 2010 deri në shtator 2017 si drejtor i shkollës në fshatin Miravci kishte urdhëruar shërbimet e shkollës që ti paguajnë rrogë më të lartë, se sa ajo që është përcaktuar me ligj.

Ai në kundërshtim me marrëveshjen kolektive për shkollat fillore dhe koeficientet për pagesën e rrogave kishte arritur që të përfitojë rreth 3 mijë euro më tepër për këtë periudhë.