luli1Ish-deputeti socialist i Lezhës depoziton një tjetër padi në gjykatë lidhur me dëmshpërblimin që kërkon prej kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Fillimisht Arben Ndoka depozitoi një padi ku kërkonte dëmshpërblim për shpifje ndaj tij, me vlerën 10 milionë lekë.Ndoka pretendon se Basha ka shpifur kur e akuzoi publikisht si të përfshirë në prostitucion në Itali. Për mungesë të Ndokës dhe avokatit të tij Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen në nëntor, raporton Report tv.
Pas këtij vendimi, Ndoka ka depozituar një tjetër padi ku kërkon vijimin e gjyqit me pretendimin se nuk ka pasur dijeni për datat e seancave gjyqësore./(tema).