“Kuvendi duhet të jetë institucioni kryesorë nëpërmjet të cilin menaxhohet procesi i eurointegrimeve”, ishte mesazhi i konferencës për “perspektivat e zgjerimit pas Këshillit Evropian”. Ish deputetja dhe kryetarja e Asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane Doris Pak tha se tani është koha që politikat të punojnë për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve kurse ambasadori gjerman Tomas Gerberih tha se BE-së i mbetet të realizojë premtimet e dhëna ndaj Shkupit. Konferenca ishte organizim i përbashkët i Institutit për Demokraci dhe organizatës gjermane Konrad.

“Dëshira ime është që kjo që ndodhi të jetë një thirrje zgjimi për politikanët për të punuar për atë për të cilën janë zgjedhur. Kjo nënkupton t’i zgjidhin problemet e popullit të tyre, të njerëzve. Këtu e kam fjalën për politikat e arsimit, shëndetit, por edhe përmirësimin e gjyqësorit dhe njerëzit përsëri të ndjejnë se janë të rëndësishëm. Mendoj se nëpërmjet kësaj rruge më shpejt do të merret një “po” më e madhe dhe më e fuqishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian”-tha Doris Pak, ish eurodeputete, PPE.

“Kam njohur shumë shtetas të Maqedonisë, pavarësisht se cilës etnie i takojnë të cilët vërtetë kujdesen dhe punojnë për të ardhme më të mirë të vendit. Mendoj se njerëzve nuk duhet t’u merret kjo shpresë. Njerëzit duhet të duan të qëndrojnë këtu dhe jo vetëm ta braksitin vendin. Për këtë arsye mendoj se BE-ja ka detyrim që ta plotësojë atë që e ka premtuar, t’u përmbahet zotimeve që ka dhënë. Gjermania mbetet pas asaj që ka thënë”-pohoi Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë  .