Emrat e propozuar për poste në eshalonin e tretë të qeverisë dhe anashkalimi i Forumit Rinor ka ngjallur paknaqësi të mëdha në rradhët e lëvizjes Besa.

Kryetari i forumit rinor nga kjo parti, Liridon Useini thotë se për të është i papranueshëm fakti që Lëvizja Besa po anashkalon rininë që nga momenti kur u formuan listat për deputet e deri në emrat propozuar për drejtor.

Useini i tha News33.tv se ditë më parë persona të rëndësishëm brenda partisë i kanë dërguar mesazhe që ai të vet largohet nga kryesia e partisë.

Ndryshe Lëvizjes Besa i takojnë 15 drejtori e në mesin e emrave të propozuar për këto poste janë Abdush Demiri dhe Adnan Azizi.