Sulmi me veturë që ndodhi në Melbourne të Australisë, ku 14 persona u lënduan  në mesin e tyre edhe një fëmijë, ka shokuar botën.

Ndërsa autorët e sulmit janë arrestuar nga policia, të cilët u futën qëllimisht me veturë në turmë dhe shtypën këmbësorët, transmeton Telegrafi.

Ata kanë njoftuar se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin, ndërsa autori i sulmit raportohet se ka probleme mendore dhe është konsumues i rregullt i drogës.

Ndërkaq më poshtë janë publikuar pamjet e momentit të sulmuesit, që ishte me të edhe një burrë tjetër brenda një veture të bardhë të markës Suzuki.

Sapo u alarmua i gjithë qyteti, policia reagoi me kohë duke arrestuar personat të cilët i tërhoqën zvarrë në tokë dhe i prangosën për t’i dërguar në stacionin policor, dhe marrë në pyetje lidhur me motivet e sulmit.

Raportohet se sulmuesi është një shtetas australian me prejardhje afgane, kurse personi i dytë doli të jetë një person që s’ka lidhje me sulmin por që thjesht është gjendur në vendin dhe momentin e duhur duke filmuar tmerrin.