Rikthehet frika nga sulmet terroriste në Paris të Francës. Sot pasdite, në një qendër tregtare të kryeqytetit francez është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Për shkak të rrezikut se valixhja mund të kishte bombë, janë evakuuar të gjithë personat që ishin aty, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Mediet franceze shkruajnë se është arrestuar një person i dyshuar. Aksioni policor ka qenë i madh, pasi janë mobilizuar 250 policë, zjarrfikës si dhe qentë.