Puna e fëmijëve është robëri, e cila i privon vajzat dhe djemtë nga fëmijëria e tyre, deklaroi sot papa Françisku dhe u bëri thirrje qeverive të ndikojnë që të ndërpritet ky fenomen.

Siç tha papa, në këtë gjendje të tanishme shëndetësore, në shumë vende vajzat dhe djemtë detyrohen të bëjnë punë që nuk u përgjigjen moshës së tyre, që t’u ndihmojnë familjeve të tyre tejet të varfëra, njofton ANSA.

“Në shumë raste, kjo është formë e robërisë dhe paraburgimit. U bëj thirrje institucioneve të bëjnë çmos që t’i mbrojnë të miturit”, tha papa Françisku.