Papa Françesku paralajmëroi sot se njerëzimi po kërcënohet me vetëvrasje, kur bëhet fjalë për konflikte bërthamore.

Papa Françesku iu referua tensioneve në rritje mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, ku është rritur mundësia e një konflikti bërthamor.

Konfrontimi nuklear i Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, do të jetë temë kryesore e konferencës së Vatikanit, në të cilën do të jenë të pranishëm 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, të NATO-s, si dhe ambasadorë nga vendet kyçe.