Tridhjetë ditë paraburgim për shtatë persona të cilët ilegalisht prodhuan dhe shitën drogë sintetike në Tetovë, e cila u zbulua pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme,përcjell Fol.

Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka sjellur vendim për të kryer hetim kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë qytetarëve të Maqedonisë të dyshuar se kanë kryer vepër penale të prodhimit të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Shtatë të dyshuarit, sipas Prokuroris Publike, me propozim të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është përcaktuar paraburgim 30 ditor.

JORM thekson se bashkëpunimi juridik ndërkombëtar midis Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vazhdon me Prokurorinë Publike të Krimit të Organizuar në Republikën e Serbisë për sqarim të plotë të çështjes./Fol.mk