Kryetari i Këshillit Drejtues të EVN – Maqedoni, paralajmëroi se sivjet mund të ketë korrigjim të çmimit të rrymës elektrike. Sipas trendeve, ai pret që të ndodhë ulja e tij. Ndryshe, prej nesër kjo kompani do të fillojë me adaptimin e matësve për tarifë të lirë, me çka deri në fund të tetorit pritet të përfundojë tërësisht me realizimin e vendimit të qeverisë, qytetarët edhe gjatë ditës të mund të shfrytëzojnë rrymë me çmim më të ulët.

Përgatitjet tona teknike tashmë janë bërë, për ta zbatuar atë në 800 mijë amvisëri. Këtë nuk mund ta bëjmë përnjëherë, por do ta bëjmë gjatë tetorit. Me këtë do të ulen shpenzimet për qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit që vijon. Këtë vit mund të pritet ulje e çmimit. Në periudhë afatgjate, kjo varet nga tregu global i energjisë elektrike, nuk varet vetëm prej nesh dhe duhet doemos të vendoset prej viti në vit -dekalroi Shtefan Peter, Kryetari i EVN – Maqedoni.

Nga ELEM-i paralajmërojnë se prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, REK Bitolla, do të fillojë të punojë me kapacitet të plotë deri në fund të tetorit, kur pritet të përfundojë riparimi i blloqeve 1 dhe 3. Lidhur me rendimentin e hidropotencialeve, nga ELEM-i shprehen se një grup i përbërë prej ekspertëve nga Maqedonia dhe Shqipëria është duke punuar në përcaktimin e kotës së re të Liqenit të Ohrit, që të mos ndodh si vitin e kaluar, kur gjatë dimrit erdhi deri te ulja drastike e nivelit të liqenit.

Në këtë moment hidrocentralet Glloboçica dhe Shpile punojnë në përputhje me planin, mirëpo minimalisht në raport me kapacitetet tjera hidroenergjetike, meqë duam ta mbajmë nivelin e liqenit Ohrit, në nivel optimal. E dimë se është vit me thatësi, prurjet janë shumë të vogla dhe nuk duam të ndikojmë në mënyrë plotësuese në nivelin e Liqenit të Ohrit – tha Dragan Minovski, Drejtor i ELEM-it.

Ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski shprehet se shteti duhet doemos ta rrisë prodhimtarinë e tij të energjisë elektrike.

Do të bisedojmë me një numër të madh të faktorëve dhe edhe kompanitë tona dhe ato të huaja, me qëllim që të punojmë në rritjen e prodhimtarisë vendore dhe uljen e importit. Njëri prej përcaktimeve strategjike të qeverisë është ajër i pastër dhe uji i pastër, që do të thotë se do të ndihmojmë dhe investojmë në burime përtëritëse të energjisë që do ndihmojë të ulet ndotja që e kemi në qytete – u shpreh Damja Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.

Ndryshe, Ohri sot dhe nesër është nikoqir i inxhinierëve të tre kompanive më të madhe energjetike në këshillimin e organizuar nga Shoqata e Inxhinierëve, Mako Sigre.