Ky është obligimi i përditshëm i Ismetit. Çdo ditë duhet ta mbajë në krah djalin e tij tek sa ngjitet dhe zbret shkallët. Enis Ramadani tetë vjeç nga komuna e Sarajit në Maqedoni, vuan nga sëmundja e paralizë cerebrale. Babai i tij thotë se ekziston terapi për përmasimin Enisit, por kushtet e vështira ekonomike, e pamundësojnë trajtimin e tij.

Ismeti për shkak obligimit për kujdesin e Enisit, nuk mund gjen kohë për punë. “Kushtet e mija janë se s’po mundem të punoj për shkak të djalit, sepse duhet të kujdesëm për atë. Se unë dua të punoj edhe mundem, por duhet ta dërgoj në ushtrime dhe spitale të ndryshme. Vetën po e ndjej shumë keq, sepse shokët e tij po luajnë e shkojnë në shkollë, ky imi në karrocë. Mjekët më thonë se do të ec në këmbë, tash ka filluar të flet dhe po kërkon ushqim”, u shpreh ai.

Kjo familje e kalon muajin me 4 mijë denar, nga ndihmat e sociale që shteti i ka caktuar për Enisin. Për kushtet e rënda dhe sëmundjen e djalit flet edhe nëna Rufije. “Kushtet në shtëpi nuk i kemi hiq të mira. Por shyqyre që doli stina e verës, kemi pasur shumë problem në stinën e dimrit, frynë era , shi dhe borë, gjithë dhomat po pikojnë. Në çdo cep është i qarë shtëpia”, tha Rufije Ramadani.

Dëshira e nënës Rufije është që një ditë ta shohë djalin në këmbë. Por thotë se kushtet e vështira në shtëpi, Enisit po ia vështirësojnë edhe më shumë jetën. “Dëshira ime më madhe është të çohet në këmbë të dhe ta shoh të luaj, ta ketë dhomën e tij, ta shoh duke shikuar TV dhe të jetë i kënaqur. Vetëm ta kish pasur një dhomë, e mos ta malltretojmë poshtë dhe lartë, nëpër shkallë”, shtoi ajo. /TV21/

https://youtu.be/UGAMbbmOPXk