Serbët janë futur në panik nga marrëveshja e re mes Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

4eb5bdf45232ef55bf80601e19d62927

Epërditshmja më e madhe serbe, Blic ka hapur gazetën me titullin “Erdogan dhe Putin po ndajnë Ballkanin”.

Me një teori konspirative, gazeta serbe thekson se Moska me Ankaranë po bën një pakt të ri të “Shën Stefanit” për të ndarë rajonin tonë.

Duke iu referuar historisë, kur Perandoria Osmane në fundin e saj i lëshoi disa toka Rusisë në vitin 1874, ndërmjet të cilave dhe territoret shqiptare në Ballkan si Nishi dhe Sanxhaku, Blic thekson se “krerët e Moskës dhe Ankarasë po fusin si kalë troje në Ballkan kreun e myslimanëve të Bosnjës, Bekir Izebegoviç.

Paranoja serbe shkon aq larg sa nuk i besojnë edhe aleatit të vjetër, Rusisë.

Sipas Blic, Putin ka rënë dakord që Turqia të ketë influencën e saj në Bosnjë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Madje gazeta serbe shpreh frikën se Rusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi i leverdis si precedent juridik për çështjen e Krimesë.

Sipas gazetës, Erdogan dhe Putin do të takohen të dielën e parë të gushtit për të bërë një ndarje të re gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, e cila do të ketë një ndikim të madh në biznesin e shpërndarjes së gazit në Europë.

E përditshmja Blic i mbështet informacionet e saj në burime pranë qeverisë serbe.

Dhe që ka një problem të madh në Beograd kjo nuk ka dyshime.

Aleksandër Vuçiq, edhe pse ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e 24 prillit, ai nuk arrin dot të formojë një kabinet qeveritar si pasojë e përplasjeve që kanë në Beograd Moska me Uashingtonin dhe Brukselin.

Kryeministri serb sot ka kërcënuar se një politikan tjetër mund ta formojë qeverinë e re, pasi ka pasur presione të mëdha./tesheshi,com/