8 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Prill, 2026
BallinaLajmeParku Kombëtar “Mali Sharr”, pjesë e projektit evropian për mbrojtjen e ariut...

Parku Kombëtar “Mali Sharr”, pjesë e projektit evropian për mbrojtjen e ariut të murrmë

Parku Kombëtar “Mali Sharr” tashmë është pjesë e projektin evropian LIFE DinPin Bear, i cili do të zbatohet deri në vitin 2031 në nëntë shtete me qëllim mbrojtjen e popullatës dino-pindike të ariut të murrmë, përcjell TV21.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, parku do të kontribuojë në monitorimin e terrenit përmes kamerave “kurth”, kërkimeve shkencore dhe mbledhjes së të dhënave për shpërndarjen dhe lëvizjen e arinjve.

Nga monitorimi i vitit 2025, raportohet për popullatë stabile, rritje të numrit të këlyshëve, si dhe sfida të lidhura me mbeturinat dhe shqetësimet njerëzore, me disa raste të dëmeve materiale.

Autoritetet apelojnë për kujdes nga vizitorët dhe banorët lokalë, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave, për të shmangur konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve të egra.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments