Parlamenti i Maqedonisë me 69 vota për dhe asnjë kundër ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë. Me këtë marrëveshje tanimë vendi do të ketë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Votimi u bë pa opozitën maqedonase, e cila bojkotoi punimet lidhur me këtë marrëveshje.

Sipas procedurave, pas miratimit në Kuvend, marrëveshja i dërgohet presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të nënshkruajë të njëjtin.

Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos,marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruajë. Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë. (INA)