Shqiptarët e Maqedonisë, por edhe të gjithë qytetarët tjerë të këtij shteti që nuk janë të kënaqur me pushtetin aktual dhe klasën momentale politike, tani e kanë mundësinë që të votojnë për një parti tjetër, e cila quhet UNITETI.

Udhëheqësi i saj është ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gëzim Ostreni, i cili deri vonë ishte pjesë e partisë së Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ostreni ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës, për të shpalosur platformën politike të UNITETIT dhe arsyen e daljes në skenë të kësaj partie.

75 vjeçari Ostreni, i pyetur nga Baton Haxhiu, se çfarë e shtyri t’i hyjë kësaj rruge të mundimshme politike në këtë moshë, tha se vasaliteti i partive të tanishme shqiptare ndaj të papërgjegjshmëve në pushtetin e Maqedonisë, e detyroi të formojë partinë e re, që sipas tij, për mision ka realizimin e qëllimeve të viti 2001.

“Jam i hidhëruar se e lëvizëm drejtimin e Lëvizjes e idesë për të cilën u bë lufta. Njerëzit rreth UNITETIT janë njerëz që duan të realizojnë qëllimet e viti 2001”.

“Maqedonia do të duhet të duket shtet me qytetarë të barabartë ku do të duhej të bënin pjesë edhe shqiptarët, e të mos duken si kategori e dytë”.

“Tash kur shoh përfundimet e poetikës e shoh të nevojshme të dalim me një parit të re. Në duam të mobilizojmë forcat progresive, i lusim votuesit të na mbështesin që të mund të veprojmë me forca dhe mjete demokratike”, deklaroi Ostreni.

Për daljen e vonë në publik, ai arsyetohet me mendimin se shpresonte që gjërat do të ktheheshin për mirë.

“Por ideja për themelimin e Partisë u konkretizua me bombat e lëshuar nga Zoran Zaev. Përkundër se BDI-ja filloi të dështojë dhe e humbi rrugën para gjashtë-shtatë vitesh”.

Ostreni tregon, se kur filloi ndryshimi i kursit të luftës së shqiptarëve dhe qëllimeve që synoheshin në vitin 2001.

“Lufta u degradua nga pajtueshmëria që paritë shqiptar gjetën me VMRO-DPMNE. Këto parti shqiptare u shndërruan në vasalë – njëra vasale e VMRO-së, ndërsa tjetra në shërbim të strukturave të shtetit”.

“Në çdo segment ka hyrë korrupsioni. Nuk bëhet fjalë për një person, por kriminaliteti është që nga kreu i pushtetit e deri tek bashkësitë lokalet. Me këta njerëz të korruptuar dhe që merren me mito nuk ka pushtet të mirëfilltë”, thotë Ostreni, duke shtuar se “pikërisht arsye e partisë së re UNITETI është angazhim për t’u kthyer aty ku ishim para se të fillonte vasaliteti”.

Ai pohon se “partia UNITETI ka hyrë për t’i shtyrë proceset përpara, për faktin se gjendja është shumë e keqe”.

“Qëndrimi i UNITETIT është që të gjithë ata që janë dal mbi Kushtetutën e vendit të japin përgjegjësi”.

Ostreni beson se ai do ta ketë edhe ndihmën e fuqive perëndimore për të vendosur drejtësi në Maqedoni.

“Ne mbajmë shpresë se me ndihmën e ndërkombëtarëve të gjithë kriminelët të vihen para drejtësisë”.

Gjenerali Ostreni krejt në fund të emisionit tha se është koshient  për vështirësitë nëpër të cilat i duhet të kalojë, por pohoi se “nuk mund të pajtohem që të mos ketë gjuhë shqipe në Maqedoni, mos të ketë shkolla shqipe, e mos të ketë ushtarë e policë shqiptarë mjaftueshëm”.(klankosova)

gjeneraliuniteti