Dy partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI nuk pranojnë të kenë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre për komuna të caktuara si dhe për Qytetin e Shkupit. Edhe pse partia e Zoran Zaevit nuk ka nxjerrë kandidatë në komunat me shumicë shqiptare të cilat deri tani janë udhëhequr nga kuadro të BDI-së si Tetovë, Gostivar, Çair dhe Kërçovë, ata nuk pranojnë që kjo të jetë rezultat i ndonjë marrëveshje por vetëm përshkak të, siç thonë ata, inspektimit të gjendjes reale. Sipas tyre, në këto komuna, LSDM-ja nuk ka gjasa reale për të fituar postin e kryetarit prandaj ka dalë vetëm me lista kandidatësh për këshilltarë.

LSDM-ja ofron zgjedhjen më të mira. Për arsye objektive në Maqedoni ka komuna ku realizisht fitoren mund ta mbajë tjetër parti politike megjithatë në ata komuna kemi kandidatë për këshilltarë të cilët do të jenë kontroll i forë mbi rregullësinë dhe punën financiare të kandidatëve të tjerë për kryetarë. Ne kemi një shembull në Haracinë ku LSDM-ja doli me kandidatin e saj dhe kjo e përgënjeshtron komplet atë tezë, ne dalim me kandidatët më të mirë të mundshëm dhe presim mbështetje nga qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike- deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

Nga BDI-ja nga ana tjetër janë të paqartë sa i takon kësaj pyetje. Pa dhënë më shumë sqarime, ata thonë se do të ndjekin praktikën e deritanishme që nga themelimi, sa u takon bashkëpunimeve për zgjedhjet e pushtetit lokal.

BDI-ja do të ndjekë praktikën tani më të instaluar në partinë tonë që nga momentet e themelimit që nga viti 2002 e këtej kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, rreth koalicionimeve të mundshme, rreth bashkëpunimeve eventuale me partitë tjera- deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Bazuar në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, një pjesë e elektoratit shqiptarë kaloi nga BDI-ja te LSDM-ja kurse një pjesë e ekspertëve këtë e cilësuan si votë që buronte nga revolta dhe humbja e besimit ndaj partisë së Ahmetit. Në prag të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja është e paqartë në pyetjen nëse me mos-kandidimin e kuadrove të saj për pushtetin lokal në disa komuna shqiptare, adreson vullnetin e votuesve të saj, përsëri tek partneri i koalicionit, BDI-ja./alsat-m/