Është e drejtë kushtetuese e fëmijëve që të kenë mësim, ashtu siç edhe mësimdhënësit kanë të drejtë greve. Por, a është në rregull dhe çka parasheh programi i shkurtuar, me të cilin duhet të kompensohen orët e humbura? Për derisa SAShK-u thotë se Qeveria nuk ka ofertë konkrete për rritjen e rrogave, ministri Jeton Shaqiri me qëndrim se as Sindikata nuk thotë saktësisht se çka parasheh programi i shkurtuar dhe përse duhet të shkurtohet.

“Nga SAShK-u kërkova, nëse kërkojnë të shkurtohet programi mësimor, atëherë le të thonë se cila do të jetë baza që të shkurtohet. E dimë se në ligj thuhet se mund të ketë shkurtim të programit në gjendje të jashtëzakonshme, në pandemi, epidemi dhe situata të jashtëzakonshme, por në ligj nuk përmendet se gjatë grevës mund të ketë programe të shkurtuara dhe të harmonizuara“, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Por, a janë të gatshëm fëmijët nga aspekti psikik, a janë të përqendruar dhe a kanë fokus të plotë për të mësuar edhe pas 10 qershorit? Psikologja Mirjana Jovanovska-Stojanovska thotë se të punësuarit në arsim ua mësojmë nxënësve mësimin më të madh të jetës – të kenë dinjitet dhe ta vlerësojnë vetveten.

“Kjo nuk është puna se ne do t’i kompensojmë orët sikur në fabrikë. Sikur të mos kemi punuar një ose dy javë mbi tubat që i prodhojmë dhe nuk do të shkojmë në pushim, do të punojmë më shumë dhe metrat dhe pesha do të kompensohet. Ajo që po humbet këtu është diçka e madhe që nuk mund të matet as në centimetra, e as në kilogramë“, theksoi Mirjana Jovanovska-Stojanovska, kryetare e Odës së Psikologëve .

Me mësimin dhe shkuarjen në shkollë po krijohet një shprehi, e cila në këtë mënyrë po i “nxjerr nga binarët” nxënësit, thotë Jovanovska, prandaj ata duhet të ndalojnë ta bëjnë këtë për një kohë të caktuar, sepse mësimi është një nga aktivitetet më të vështira mendore.