Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Shqip të autores së njohur Rudina Xhunga ka premtuar që koalicioni VLEN i përbërë nga opozita shqiptare pas 8 Majit do të fuqizoj politikat në favor të qytetarëve.
‘Shqiptaret deri para viteve 90 nuk kanë qenë të insticionalizuar, me qeverisjen e z. Arben Xhaferi deri në vitin 2001, është bërë një revolucion joluftarak, ku është avancuar situata politike dhe institucionale e shqiptarëve. Në atë periudhë janë arritur politika të pa arritshme për shqiptarët, por edhe Marrëveshja e Ohrit ka ndikuar në këtë proces. Por, imagjinoni që 23 vjet, pas Marrëveshjes së Ohrit, ende kjo Marrëveshje nuk është e zbatuar plotësisht.’
Ai moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e sheh në politikat e dështuara fiskale të mos decintralizimit të pushtetit lokal.
‘Për shembull decentralizimi fiskal, është një gjë që nuk është arritur, kompetencat e komunave në Maqedoni të Veriut për çështje të financave si dhe taksat e qytetarëve shqiptar qëndrojnë në Qeveri dhe i gëzojnë të tjerët. Kjo ndikon pastaj në atë se Komunat nuk kanë fuqi vendimmarrëse duke qenë gjithnjë të varura nga kryeministri apo partia politike që është në qeveri.’
Kryetari i ASH-së premtoi që pas 8 Majit, koalicioni VLEN do të fuqizoj politikat në favor të qytetarëve duke i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e ngelura të hapura nga Marrëveshja e Ohrit