Eksponenti i njohur antishqiptar i VMRO-së dhe mik i ngushtë i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq, Dragan Pavlloviq Llatas ka dalë në mbrojtje të fuqishme të BDI-së dhe kreut të saj Ali Ahmeti, shkruan Fakte. Llatas në kolumnën e tij më të re “Vonredno” (E jashtëzakonshme), në mënyrë eksplicite ka spjeguar se si, sipas tij, sorosoidët LSDM dhe BESA, shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar… janë organizuar për të dëmtuar BDI-në.

Llatas ka spjeguar se e  etmja forcë politike serioze dhe e konsoliduar që ka ndihmuar në të kaluarën dhe që mund ta ndihmojë dhe mbrojë BDI-në, është partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE. Sipas tij, partia e Gruevskit ka mundësuar që BDI rë punësojë nu.ër të konsiderueshëm shqiptarë si dhe nuk ka cënuar trupin votues shqiptar siç ka bërë LSDM.

Dragan Pavlloviq Llatas ka vlerësuar se janë vetëm dy opsione të realta për dalje nga sitiata aktuale politike: BDI të vazhdojë qeverisjen me VMRO-në ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme me ato lokale në të cilat, sipas Llatas, do të fitonin bindshëm BDI dhe VMRO. Ndërsa opsioni që assesi nuk guxon të lejohet është formimi i qeverisë mes LSDM dhe partive shqiptare, pasi që, gjithmonë sipas Llatas, do të vazhdonte “ikja” euelektoratit shqiptar nga BDI në LSDM ndërsa VMRO do të forcohej tej mase.

Ndër të tjerat edhe një herë Llatas nuk ka nguruar që të hedhe vrerë mbi Lëvizjen BESA, duke e akuzuar si radikale dhe si një ndër fajtoret kryesore se pse partneri i VMRO-së, BDI i humbi zgjedhjet në Çair.