Pas dekleratës së Nevzat Bejtës, reagon VMRO-ja

VMRO-DPMNE përmes një deklarate me shkrim ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta, në të cilën ai tha se VMRO-DPMNE ka pranuar platformën e partive shqiptare përveç pikën për vazhdimin e mandatit të PSP, transmeton TetovaSot.

“VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin e ardhshëm, pasi për ne është krejtësisht e papranueshme parimi I kushtëzimeve dhe formimi I qeverisë me çdo kusht duke shkelur kështu interesat më të larta nacionale dhe shtetërore. Deklarata e Nevzat Bejtës është gënjeshtër se VMRO-DPMNE propozoi ndryshimin në uniformat e policëve shqiptarë”, theksojnë nga VMRO-ja.

Sipas VMRO-së, me këto deklarat Nevzat Bejta e merr rolin e zëdhënësit e të aboluarit kriminel Zoran Zaevi, duke u përpjekur për të bërë vend për realizimin e Platformës së Tiranës.

“Bejta me deklaratën konfirmon se BDI dhe LSDM ranë dakord mbi Platformën e Tiranës dhe kanë synim serioz për të zbatuar elementet në të”, thonë nga VMRO-ja.