Enca është duke shijuar në maksimum suksesin e këngës ‘Ciao’ në të cilën siç e dimë ajo ka përfshirë miqtë e saj më të mirë duke e kthyer klipin e këngës në një copëz realiteti për të cilën ajo nuk ngurron të flasë me mjaft krenari.

Por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe dikush e ka lënduar. Pas sherrit virtual me Noizy-n, ish mikun e saj më të mirë, Enca është zhgënjyer sërish. Në Instastory, gjatë natës ajo ka vendosur të fotografojë hënën e të shkruajë disa fjalë.

“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë” – ka rrëfyer ajo duke na kuriozuar të gjithëve.

Ore, mos padashje e ‘kapi syri i keq’ Encën duke u shfaqur kudo me miqtë e saj? Sidoqoftë shoresojmë që gjërat të rregullohen.