Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës që të zgjohet e të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës për zgjedhjet e 25 prillit, sepse siç tha do të jetë vonë për të, jo për shqiptarët nëse do vijojë të tolerojë atë që e quajti parti bandë.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas përplasjes që pati me policinë bashkiake të Tiranës, pasi kjo e fundit ishte futur me forcë në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë, kreu i shtetit paralajmëroi policinë që të zbatojë ligjin përndryshe do të përfundojnë si policët e Mubarakut

Një partie opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë që s’ka as vulë as numër protokolli të bërë me vrap e me nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është provokim dhe paralajmërim për qytetarët për përpjekjen për të vënë dorë tek vota.

bëj thirrje opozitës të zgjohet e të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo për shqiptarët nëse do vijojë të tolerojë partinë bandë”, tha kreu i shtetit.

Meta e ka cilësuar bllokimin e zyrave të partisë si “dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për grusht shteti”.

Video të publikuara në media shfaqën mjaft të nervozuar presidentin Meta teksa kërkohej largimi nga ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike të policisë.

Nënkryetari i FRD, Sali Shehu dhe disa anëtarë të tjerë janë përplasur gjithashtu me policinë./Euronews.al