Pas shumë kritikave nga shqiptarët e të gjithë rajoneve për shkeljen e të drejtave për mësim në gjuhën amtare SHQIPE, ministri i përgjumur Arber Ademi nesër ka shpreh vullnet me pas takim me dy kryetarët e komunave të Çashkës dhe Velesit.

Njoftimi i ministrit:

Nesër (28.01.2019), në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me fillim prej ora 12:30, Ministri Arbër Ademi, do të pret në takim kryetarin e Komunës së Çashkës, kryetarin e Komunës së Velesit si dhe përfaqësuesit lokal.

Pas takimit, do të ketë edhe konferencë për shtyp.

Më poshtë ju sjellim skandalet e shkollave në Komunën e Çashkës dhe Velesit, ku nxënësit SQHIPTARË detyrohen të mësojnë në gjuhën maqedonase, shkaku i ministrave shqiptarë të paaftë të cilët me dekada i kanë harruar se në ato vise ka shqiptarë.