Pas më shumë se tetë vjetësh premtime dhe tetë muj pritjeje pasi ishin siguruar autobusët më në fund kjo ëndërr u bë realitet për Tetovën dhe tetovaret.

Këtë lajm të madh e ka ndarë vetë kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila për shkak të infektimit me Covid-19,menjëherë pas kthimit të saj nga pushimet në Greqi nuk mund të merrte pjesë në këtë ceremoni të veçantë pasi qëndron e izoluar në karantinë .
Prej sot Tetova me transport të organiziar urban! është shprehur Arifi

3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetit, nga ora 06:00 deri 20:00!

Për 10 ditët që vijnë qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusët pa pagesë, për sa do të zgjasë edhe pilotimi, duke inkurajuar qytetarët që të përdorin autobusët në vend të veturave ka thënë e para e Komunës.

Më mirë, më shpejtë, më lirë! Kudo në qytet, shpejt dhe sigurt! është shprehur z. Arifi.