Ish-kryetari i bashkisë së Aerodromit të Shkupit, Ivica Konevski ju fut zanatit të avokaturës. Sipas njoftimit të Regjistrit Qendror, ai hapi një zyrë të avokatit më 1 janar. Zyra e ligjit të Konevskit gjendet në qendër të qytetit.

Konevski është jurist i diplomuar, por asnjëherë nuk ka punuar si avokat.

Konevski u diplomua në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Ai ishte kryetari i Bashkisë së Aerodromit nga viti 2009 deri në vitin 2017. Kishte ambicie për një mandat të tretë, por humbi në zgjedhjet lokale kundrejt rivalit të tij nga LSDM, Zlatko Marin.

Edhe ish-ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov dhe ish-drejtori i Lotarisë së Maqedonisë, Vladimir Bakhçovanovski u bënë avokatë. Të dy ata hapën zyra avokature.