Pas zgjedhjeve të sotme brendapartiake në BDI, ku në degën e Çairit u zgjodh kryetari i ri, Bekim Neziri, ish-kryetari Izet Mexhiti është hequr edhe nga grupi viber “Kryetarët e Degëve BDI”. Izet Mexhiti ka qenë për disa mandate kryetare i kësaj dege, ndërsa zgjedhjet e sotme në BDI, fraksioni që ai drejton i kanë quajtur kryekëput farsë.