Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, urgjente është të qasesh drejt definimit të pozitës dhe rolit të mëtejshëm të Prokurorisë Sociale Publike (PSP) dhe mënyrës së veprimit me lëndët të cilat dolën prej ‘bombave’ në drejtim të vazhdimit të mandatit të tij ose kalimit të tij si sektor në Prokurorinë Publike të rregullt, rekomandon Komiteti i Helsinkit, pas konstatimeve të përmbajtura në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, të kryesuar nga Rainhard Priebe, përcjell Fol.

Sipas tyre, kjo rekomandohet që të shmanget anulimi i paarsyeshëm i zbatimit të drejtësisë në pikëpamje të rasteve penale të profilit të lartë. Nga KH propozojnë edhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Në këtë raport përshëndeten reformat e filluara në sferën e gjyqësisë, me ç’rast tregon për nevojën e inkluzivitetit dhe transparencës në këtë proces.

Ekspertët edhe njëherë potencojnë se nuk ka ndaluar kontrolli dhe keqpërdorimi i sistemit juridik nga një pjesë e vogël e gjykatësve në pozita të fuqishme, të cilët edhe më tej kanë vazhduar të bëjnë presione ndaj kolegëve të tyre më të vegjël.

Në raport shprehen dyshimet e tyre për kredibilitetin e sistemit AKMIS për sistemin e lëndëve, me theks të veçantë në funksionimin e tyre në Gjykatën Themelore Shkup 1. /Fol/