Pas zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit pritet të ketë edhe ndryshime brenda Lidhjes Social Demokrate Maqedonase (LSDM).

Sipas portalit “Dokaz”, burime të mirëinformuara nga partia e Zaevit kanë bërë të ditur se nga kreu i kësaj partie do të largohet zëvendëskryetarja aktuale Radmilla Sheqerinska, e cila mban edhe postin e ministres së mbrojtjes. Ajo megjithatë do të ngelet anëtare e LSDM-së, por nuk do të mbajë funksione të larta. Sheqerinska është një nga veteranet e LSDM-së, e cila është aktive në këtë parti dhe si deputete që nga periudha e gjysmës së viteve të 90-ta. Ajo ishte një nga figurat reprezente të kësaj partie që ka mbajtur edhe poste të larta qeveritare. (INA)