Shkrimtari i madh Paulo Coelho ka publikuar një foto të Kuranit të Madhërishëm nga një ekspozitë, duke e shoqëruar me vlerësimin e tij ‘Libri që ndryshoj botën.

Një nga fansat e faqes së tij e ka kundërshtuar në komente duke i thënë sy ky libër nxit për dhunë dhe vrasje.

Reagimi i shkrimtarit Paulo Coelho ka ardhur më i fuqishëm këtë herë. Ai i ka replikuar komentit islamofobik dhe racist kështu : -Nuk është e vërtete. Unë jam i krishtere, dhe ne jemi ata te cilët nder shekuj jemi munduar ta imponojmë fenë tone përmes fuqisë se shpatës. Shih fjalorin ( lexo ) për ” Kryqëzatat”. Ne kemi vrare gra duke i quajtur shtriga dhe jemi munduar te ndalojmë shkencën ,si ne rastin e Galileu Galilei . Pra nuk mund ta akuzojmë nje religjion , por njerëzit te cilët manipulojnë me fenë. Ka shkruar Paulo Coelho.

Ndryshe Paulo Coelho është autor i disa prej romanëve më të lexuar në ditët e sotme siç edhe një prej kryeveprave të tij dhe Alkimisti.