Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë pasi ka arritur t’i fitojë 9 komuna.

Nga nëntë komunat e fituara, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar udhëheqjen e tri kryeqendrave,

Mitrovicës dhe Ferizajit në raundin e parë, ndërsa në balotazh ka arritur ta rikthejë besimin edhe në komunën e Prizrenit, shkruan lajmi.net.PDK në raundin e dytë gjithashtu ka fituar në komunën e Vushtrrisë, atë të Drenasit, Kaçanikut dhe Dragashit.Në raundin e parë,
PDK gjithashtu kishte arritur fitoren edhe në komunën e Skenderajit dhe Hanit të Elezit.Kështu, Partia Demokratike e Kosovës bëhet partia fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë.