PDSH sonte zhvilloi fushatë në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij para të pranishmëve mes tjerash potencoi:

“Ne me vullnetin tonë si shqiptar në referendumin e 30 Shtatorit do ta vulosim orientimin e vendit në NATO dhe BE! Përcaktimi jonë është pro perëndimit, pro NATO-s dhe BE-së, dhe ne duhet skeptikëve tu themi hapur se çdo betejë e jona jashtë këtij përcaktimi nuk ka kuptim! PDSH në vitin 2008 u largua nga qeveria për shkak se atëherë qeveria nuk morri vendim për të hy në NATO, kurse në vitin 2018 u bë pjesë e qeverisë mu për këtë përcaktim! E kemi jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së duke dhenë kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, dhe njëkohësisht do të parandalonte asimilimin e shqiptareve”.

Kryetari Thaçi gjithashtu bëri thirje për një mobilizim shumë serioz duke theksuar se vota është ajo që e përcakton ardhmërinë e vendit.