Seanca e javës së ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg u anulua, për shkak të përhapjes së koronavirusit në qytetin francez.

Masa vjen pas diskutimeve me autoritetet franceze pasi qyteti u shpall një zonë e kuqe pas një rritjeje të rasteve COVID-19.

Seanca tani do të mbahet në kryeqytetin belg, Bruksel, tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Jemi shumë të pikëlluar nga ky vendim, por transferimi i operacionit administrativ të Parlamentit Evropian do të thoshte që i gjithë personeli të futej në karantinë pas kthimit në Bruksel”, tha Sassoli.

Seanca e ardhshme, e planifikuar për 14-17 shtator, do të ishte e para në Strasburg që kur janë ndërmarrë masat për kontrollimin e koronavirusit në muajin mars.