Eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian kanë diskutuar rreth projektrezolutës për Maqedonisë e Veriut të raportuesit Ilhan Kyuchyk. Projekrezoluta analizon në thelb progresin e bërë nga vendi në reformat e integrimit europian dhe sfidat lidhur me zbatimin e reformave prioritare. Eurodeputetët konsiderojnë se Maqedonia e Veriut është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit dhe presin që Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian të aprovojë sa më shpejt kuadrin negociues me vendin, si një dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parê qeveritare

ILHAN KYUCHYUK, EURODEPUTET

“Qeveria e re po tregon vijueshmëri në angazhimin për integrimin euroatlantik të vendit, duke zbatuar reforma të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse dhe duke forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. Po përpiqet për arritjen e ndryshimeve thelbësore dhe ofrimin e rezultateve të prekshme në fusha kyçe si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Drafrezoluta e reflekton qartë këtë. Në disa fusha ka nevojë për më shumë progres në reforma, por sipas mendimit tim kjo qeveri ka të gjithë potencialin për të ecur përpara me integrimin europian”

DAVID CULLEN, EURODEPUTET

“ Në raportin tonë të 2020 ne shprehim dakortësinê që Maqedonia e Veriut ka bërë progres konstant në fusha kyçe si gjyqësori, shteti ligjor, kuftën kundër korrupsionit dhe krimit tê orgaizuar. Ky ritëm i reformave duhet vazhduar veçanërisht për interesin dhe mirëqënien e qytetarëve të vendit”

ELSA FENET, EURODEPUTETE

“ Ne presim që Këshilli i ministrave të mbarojë diskutimet mbi kuadrin negociues për Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të festojmë të gjithë së bashku mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt. Kjo është shtë shumë e rëndësishme së pari lidhur me axhendën e reformave europiane, por edhe për rajonin e Ballkanit, për të treguar që kur një vend bën progres , mund të ecet në një etapë më të përparuar të integrimit europian”.

ILHAN KYUCHYUK, EURODEPUTET

“Kêshilli i ministrave nuk arriti unanimitet pêr hapjen e negociatave të anëtarêsimit. Shpresoj që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të zgjidhur çështjet që mbeten pezull. Ky ngërç cënon besimin e Bashkimit Europian nga njëra anë dhe nuk përputhet me pritshmëritë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Eurodeputetët vlerësojnë, se vendi duhet të ofrojë më shumë rezultate konkrete në reformat e shtetit ligjor, të pavarësisë së sistemit tê drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./ERISA ZYKAJ – TV KLAN BRUKSEL/