Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, deri në Prokurorinë themelore publike-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 19-vjeçarit N.N. nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale ,,Abuzim seksual ndaj fëmijës që nuk i ka mbushur 14-vjet, njofton Flaka duke u thirrur në buletinin e policisë.

“I njëjti dyshohet se më datë 1-mars 2020, rreth orës 14.00 në hyrjen e objektit banesorë në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë, e ka prekur
nëpër trup të miturën nga Tetova dhe ka tentuar që të kryej mardhënje seksuale”, thonë nga SPB – Tetovë.

I denoncuari N.N. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kurse dje (3- mars) i njëjti është dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Tetovë, ku ndaj tij është caktuar masa paraburgimi në afat prej 30 ditë.