Baobab quhet ndryshe edhe “Pema e jetës”. E ka origjinën nga Afrika Qendrore dhe pluhuri i frutave të tij është një superushqim me vlera të larta. Baobab shpesh quhet edhe  “pema me kokë poshte” sepse deget ngjajne me rrenjet. Mund te arrije nje lartesi prej rreth 25 metrash dhe 20 metra ne perimeter.

Pema me e vjeter eshte 1,275 vjeçare dhe vazhdon te jetoje. Fruti i Baobabit eshte shume i pasur me vitamine C, (300 mg vitamine C per 100 gr tul frutash) afersisht gjashte here me shume se portokalli. Ai gjithashtu ka nje permbajtje te larte te vitaminave te tjera si B1, B2, B3 dhe B6. Por te Baobabi gjenden edhe nje sasi e konsiderueshme mineralesh si kalium (gjashte here me shume se te bananja) kalcium (tre here me shume se te qumeshti) hekur (tre here me shume se te spinaqi), por edhe magnez, mangan, zink dhe fosfor.

Ai gjithashtu ka nje permbajte te larte fibrash, proteinash, antioksidantesh dhe aminoacidesh. Vitamina C mbron sistemin e trupit kunder radikaleve te lira dhe gjithashtu rrit aftesine e trupit per absorbimin e hekurit dhe kalciumit. Rekomandohet si nje nga frutet me te shendetshem per mbrojtjen e çregullimeve te stomakut si dhe sindromen e kembeve te fryra, venat me varice dhe hemoroidet.

Ai eshte nje antioksidant i fuqishem, ndihmon ne luften kunder baktereve dhe kerpudhave te demshme per trupin tone, eshte nje burim fibrash dietike, antiinflamator, antialergjik, antidiare dhe antikapsllek. Baobabi ndihmon ne mbarvajtjen e aparatit tretes.

Ai eshte gjithashtu nje ushqim shume i mire per diabetiket, mbeshtet nivelin optimal te kolesterolit si dhe rrit imunitetin. Baobabi ofron nje diete te rendesishme ushqyese, duke perfshire minerale dhe acide yndyrore esenciale. Sipas Qendres Nderkombetare ne Universitetin e Southampton, Baobabi eshte “fryt i se ardhmes” per shkak te vlerave ushqyese te mahnitshme qe permban.

 Baobabin mund ta perdorni per te pergatitur embelsira ose ushqime te ndryshme per ti dhene atyre nje shije te vecante.

Përdorimi i sugjeruar:

Rekomandohet 5-10 gr (1 luge gjelle) pluhur ne çdo moment te dites.