Rritja e investimeve dhe intensifikim i bashkëpunimit ekonomik – janë konkluzionet nga takimi afarist bilateral i afaristëve të Maqedonisë dhe Kroacisë.

Presidenti Pendarovski fokus të veçantë në kuadër të takimeve zyrtare i përkushtoi komponentës ekonomike.

“Është e qartë se jo gjithçka varet nga njerëzit në sektorin e biznesit, është e qartë se është i rëndësishëm stabiliteti dhe integriteti i institucioneve. Më të rëndësishëm janë sundimi i së drejtës, niveli i korrupsionit të bie në minimum që investitorët e huaj dhe biznesmenët të vijnë në shtet ku ka ardhmëri dhe sistem stabil i cili mund të mbrojë të drejtat dhe investimet e tyre. E dini që jemi në prag për të filluar negociatat me BE, pas përgatitjeve të gjata mendoj që këtë vit do të depërtojmë në atë plan”, u shpreh Stevo Pendarovski – president i Maqedonisë së Veriut.

“Besoj se potencialin që e detektuam, në pjesën e prodhimit industrial, posaçërisht në pjesën e industrisë për IKT, megjithatë edhe në pjesën e hapjes së mundësive për destinacione mes qendrave tona turistike, posaçërisht në Maqedoni, Ohri dhe në Kroaci, Dubrovniku dhe Spliti, se do të jetë me të vërtetë mundësi e madhe në këtë periudhë post pandemie të zhvillojmë edhe turizmin i cili ishte një prej degëve më të prekura”, potencoi Daniella Arsovska – kryetare e LOEM.

Ngadalë po kthehemi edhe në rrugën e vjetër. Kështu që shumë qytetarë tanë edhe këtë verë do ta kalojnë në Kroaci.

“Diaspora jonë sezonale janë ndër të parët që morën vaksinë që të kthehen në punë në Kroaci”, shtoi Pendarovski.

“Neve do të na nevojiten punëtorë para dhe pas atyre 90 ditëve. Në gjithë Kroacinë, në Zagreb në sektorin e gastronomisë, kafene pa të cilët kroatët nuk munden edhe gjatë kohës së orarit të punës punojnë si shankstë, kamerierë…”, deklaroi Zoran Millanoviq – president i Kroacisë.

Përderisa presidenti me kolegun e tij kroat mbanin takim, dy zonjat e para ishin në drekë.

E vizitoi edhe këtë kompani të suksesshme ku më shumë se gjysma e të punësuarve janë gra, ndërsa pronarët janë me origjinë nga Maqedonia.

“Pash ide të shkëlqyeshme, kompani fantastike. Shpresoj se do të kemi bashkëpunim”, theksoi Elizabeta Gjorgievska .

Zonja e parë kthehet në Maqedoni me përshtypje, ndërsa verën e ardhshme dëshiron që edhe pushimin ta kalojë në bregdetin kroat.

“Me pjesëmarrjen në takimin afarist, Pendarovski përfundoi vizitën dy ditore në Kroaci. Ai dje kishte takim me nikoqirin e tij, presidentin, Zoran Millanoviq, me kryeministrin, Andrej Pllenkoviq dhe me kryeparlamentarin, Goran Jandrokoviq, Jovica Paunoski, TV21, Zagreb – Kroaci”.