Presidenti Stevo Pendarovski sot komentoi ngjarjet e mbrëmshme në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ku disa qytetarë shkelën orën policore duke protestuar në rrugë pas arrestimit të tre personave që paraprakisht nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Pendarovski theksoi se Presidenca ende nuk i ka marrë informacionet e plota dhe se kjo ngjarje është nën kompetencat e Ministrisë së Brendshme.

“Sot do t’i marr informacionet, sepse mbrëmë vonë kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e MPB-së në këtë pjesë. Megjithatë pa mos marrë të gjitha informatat e duhura nuk mund të jap kualifikime. Pres që këtë punë, këtë kualifikim nëse do të ketë apo jo masa ndaj disa personave, këtë ta japin organet kompetente. Kjo parasëgjithash është Ministria për Punë të Brendshme”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i shtetit.