Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se nuk ka njoftime nga krerët shtetërore se ata do ta bllokojnë dhënien e datës për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Nuk ka asnjë njoftim nga ndonjë faktor relativ nga Bullgaria, qoftë kryetar, qoftë nga Qeveria dhe ministrat relevant, se Bullgaria do të na bllokojë ka mesi i këtij muaji kur ne presim datë për nisjen e bisedimeve”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se Bullgaria ka të drejtë të kërkojë për shkak se ato tashmë janë të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Ata që janë brenda kërkojnë apo vendosin kushte për ata që janë jashtë”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, më herët krerët shtetëror me ftesë të presidentit bullgar kishin mbledhje për të diskutuar se çfarë do të bëhet në mes të tetorit kur Maqedonia e Veriut pret nisjen e bisedimeve ndërsa Komisioni i Përbashkët ende nuk ka përfunduar me zgjidhjen e problemeve të historisë.

Ndërkaq zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekatarina Zakharieva deklaroi se përkrahja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike asnjëherë nuk ka qenë pa kushte. Sipas saj ka një kusht i qartë dhe ky kusht është marrëdhëniet e mira fqinjësore.