Shkruan: Muhamer Veseli
Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard, Аnëtar dhe Zëdhënës i Rijasetit të BFI në RMV

Para sjelljes së çdo vendimi duhet menduar mirë fundin, mbi të gjitha, për pasojat morale, materiale dhe ligjore. Akt-vendimet e gjykatës civile – Shkup të sjellura me datë 5 dhe 16 tetor 2023, në favor të paditësve Muhamer Veseli – Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard, dhe prof. Ibrahim Idrizi – Drejtor i përgjithshëm i SHMI Medreseja Isa Beu – Shkup, me të cilat akt-vendime gjyqësore shpallen të pavlefshme vendimet jo-ligjore të shaqojës të sjellura me datë 22 Maj 2023 dhe se të njëjtat janë pa kurëfarë efekti juridik.

Në ditët në vazhdim pritet të përfundojnë seancat gjyqësore edhe për tre anëtarët e tjerë të Rijasetit, nga ku presim epilogun e njejtë, pra për prof. Jusuf Zimeri, Mustafa Dauti dhe Rexhep Ziberi. KJO NËNKUPTON SE GJENDJA FAKTIKE E STRUKTURËS SË RIJASETIT TË BFI-SË MBETET AJO E PARA 22 MAJIT 2023. Njëkohësisht të gjitha vendimet e sjellura nga shaqoja që ndërlidhen si pasojë e vendimeve jo-ligjore të datës 22 maj 2023, përfundojnë si të pavlefshme.

E gjithë kjo verifikon prononcimin tim publik të botuar në Tetova Sot më 01.06.2023, me titull “Plani djallëzor i pensionistit Shaqir Fetai”. Në ndër kohë disa të tubuar në takimin e vetëdëfrimit në kabinetin e Reisit në natën e së dielës më 21.05.2023, kanë filluar të distancohen nga vendimet vetanake, jo-ligjore të shaqojës, e kësaj i thojnë “dunjallëk hesapi”.

Ajo që ishte për tu habitur, se me gjendjen e shkaktuar në BFI nga shaqoja, me datë 21 dhe 22 maj 2023 për të ndryshuar srukturën e Rijasetit në mënyrë jo-ligjore, së bashku me Irsal Jakupin vizitorin e shpeshtë të Bullgarisë, e të mbështetur me asistencë të fortë policore, çuditërisht me 02.06.2023 si satelit kishte rasur hundën në këtë katrahurë djallëzore të shaqos, njëfarë Driton Zenku nga memleqeti me apo pa vetëdije si pseudogazetar gjoja profesional, edhe ky për ti thënë dy-tre fjalë në pordh’hanet e tij, si vazifet’çiu në shërbim të shaqojos, për të defokusuar opinionin për atë se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur në BFI.

Ky far pseudogazetari “lingush xengu” i memleqetit të shaqojës, duke shitur ndershmëri e moral, merret me terminologji të fusnotave të stilit “jonuza e domuza” që një kohë janë përdorur nga “ish intelektualët shqipfolës” të shkollës së kumrovecit të shekullit të kaluar, duke e nxjerrë nga barku sikletin e vajtimit për largimin shaqojës, miret me rrena të kulluara në opinion, se gjoja Qani Nesimi për dy vite nuk paska dorëzuar raport finansiar në BFI, për këtë publikisht e sfidoj të viziton sektorin e finansave në BFI, dhe të kërkon raportet finansiare, aty do të hasë në të vërtetën se, raportet finansiare të Muftinisë së Tetovës për çdo vitë janë të dorëzuara me kohë, dhe janë të miratuara nga Muftinia e Tetovës, nga Rijaseti dhe Kuvendi i BFI-së.

Më pas pseudogazetari vazifet’çiu nga memleqeti i shaqos, vazhdon me mjerimin e tij duke shpifur pa fije turpi se, Qani Nesimi na u paska azdisur dhe se nuk paska respektuar urdhërat e BFI-së, duke vepruar si Republikë në vete. E kësaj i thuajnë hajde rrenë budalle hajde. Sa për njoftim opinionin se Qani Nesimi sot e kësaj dite është ndër Muftitë më i dalluar, i cili në maksimun ka respektuar vendimet e Rijasetit dhe në të gjitha aktivitet solemne në territorin e Muftinisë së Tetovës asnjëherë nuk ka anashkaluar autoritetin e Rijasetit dhe Reisul Ulemanë. A sa i përket personit shaqo, shumë e vërtetë është se ai kurrë se ka bë hesap atë për asgjë hiç.
Mes tjerash në këtë katarahur e morëm vesh se ky pseudogazetar vazifet’çiu i memleqetit na qenka xhematli i ndershëm, i thuajmë aferim de eyvallah, por i njejti duke shpreh brengën për atë moralen dhe shpirtëroren fokusohet me Nesima e Vejsela, në stilin e maestros së hipokritit, kinse i paanshëm, dhe merret me publikimin e zbulimit të tij shkencor se kush nga hoxhallarët na qenkan të mirë, intelektual dhe patriot kombëtar, duke mos cekur asnjë me emër, megjithatë edhe kjo fusnotë kah moti është e përdorur nga “ish intelektualët shqipfolës të kumrovecit”.

Megjithatë të mos i mbetem borxh, pseudogazetarit siklet’çiut “lingush xengu” nga memleqeti e përkujtoj se Qani Nesimi nuk është i ardhur në krye të Muftinisë së Tetovës si i panjohur.

Ai paraprakisht, si Hoxhë, ka qenë vaiz dhe hatib shumëvjeçar i suksesshëm në Xhaminë Eski në Tetovë, është profesor universitar në UT, Kryetar i Kuvendit të Muftinisë së Tetovës 2004/2009, dhe sa për fund në vitin 2022 dekorohet me dekoratën presedenciale “NAIM FRASHËRI” nga Ekselenca e Tij, z. Ilir Meta, President i Shtetit Shqiptar. I vlerësuar lartë për punën, veprimtarinë dhe angazhimin e tij si Mufti i Tetovës dhe si një akademik, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në afirmimin e vlerave kombëtare dhe fetare të shqiptarëve, në ruajtjen dhe dominimin e frymës së bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit, si vlerë parësore kulturore kombëtare. E për të arritur të gjithë këtë padyshim se duhet të posedosh vlera: si njeri me dinjitet, i moralshëm, i fesë dhe i kombit.

E sa u përket ca lëvizjeve minimale kinse i paska bërë shaqoja, përsëri siklet’çiu Driton Zenku e rren opinionin në “pordh’hanet” e tij. E kujtoj se pagesat e haxhit, fitrave, zeqatit dhe kurbanave që të paguhen nëpërmjet sistemit bankar, janë që nga koha e Sulejman Rexhepit. Të sfidoj publikisht të kontaktosh shërbimin e financave të BFI dhe vet do të bindesh që të gjitha këta shaqoja veç që i ka trashëguar nga Sulejman Rexhepi, në këtë drejtim asgjë hiç s’ka bërë shaqa, mosni be o memleqet’çinj, mos u stolisni be si derra duke u lavdëruar me veprat e huaja.

E sa për Vejselat “lingush xengu” siklet’çiu i memleqetit të shaqojës, do të tregoj në ndonjë momentus tjetër kur do të ngarkohesh përsëri si vazifet’çi dhe manipulues në opinion.
Megjithatë, që të mos i mbetem borxh opinionit, po i theksoj ca reforma minimale që i ka bërë shaqoja për më shume se tri vite:

I- Renovimi i plotë i WC në katin e II të selisë së BFI. Me çrast në të njëjtat hapësira i ja kemi borxh për të ja vënduar foton për merita të veçanta.

II- Shaqoja vazhdon të organizon haxhin me Irsal Jakupin, të cilin vet e quan me vite radhazi hajdut i haxhit, i hupt, shef i parkingit, njeri i pa vlerë dhe pa kurfarë iftibari në memleqet… e çka jo, për këtë ka dëshimtar të shumtë.

III- Shaqo ‘revolucionerot’ për më shumë se tri vite nuk arriti të përmbushë obligimin kushtetues në emërtimin e krye-imamëve të muftinive, vetëm e vetëm të mos e emërton për krye-imam në “miftillëkun e memleqetit” personin i cili shaqos në vazhdimësi i bën like në facebook duke i dhënë mbështetje publike, bëhet fjalë për djalin e atij që e quan Reisul Ulema paraprak nga Gostivari. Nejse këta janë hesape të vjetra mes tyre, e që aspak s’kanë lidhje me Nesima e Vejsela.

IV- “shaqo reformatori i ca lëvizjeve minimale” pasi i mbaruan rrenat e përditshme plot tre vjeçare se do ta “legalizoj medresenë”, në mënyrë tinzare në vitin 2022 pa njoftuar askënd, e paska ndryshuar plan programin mësimor të Medresesë, dhe atë në kundërshtim me normativën dhe kushtetutën e BFI-së, me qëllim që të arsyeton vajzën e vet si profesoreshë adekuate nga statusi i saj paraprakisht të verifikuar si jo-adekuate. Për këtë synim kryesor të komisionit e paska patur udhëheqësin e sektorit të diasporës, pikërisht atë person që vet shaqoja e quan ‘profesor doktor hajduti nga Tetova’. Sipas shaqojës pra profesor doktori ka probleme me kurbanat (hajvanat e mëdhej) ndonjëher i mungojnë edhe mjetet e diasporës që i dedikohen BFI. Njëherit shaqoja këtë profesor doktorin e diasporës gjithandej e bëri rezil duke treguar hiqajet për “kantat e djathit” dedikuar për “prijatellat në Tetovë” dhe atë gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar..!!! Nejse, edhe përkundër asistencës së profesor doktorit “mullti ekspert”, përsëri vajza e shaqojës na mbeti jo-adekuate, kësaj mesele i thojnë kur e ke babën “abdall efendi” dhe lejon veten që të bën “mullti shpric profesoresh” për tallje e hajgare besa s’të ka faj askush, e mençura e babës në kundërshtim me të gjtha normat pedagogjike pranon të japë lëndët Biologji-Kimi-Fizik-Gjeografi dhe Edukatë Fizike, profesoresh adekuate për MashaAllah. Nëse inspektorati i arsimit do të vizitonte paralelen e vajzave të Medresë Isa Beu në Gostivar, për Zotin dot shashtrajsen, dritat dot ju fajken, pa mend do jesin.

V- “lingush xengu” nga memleqeti, hiç pa u sëkëlldajs do pajti që shtaj taj halis ta dish ket punë, ene ta marish vesh majr ket mesele si xhemat: Pse shaqoja në projektin e pseudoreformës shekullore në Medrese nuk e dërgon vajzën e vet “profesoreshën adekuate mullti shpric” që edhe ajo të mban mësim në paralelen e djemve në Kondovë, sikur që e bëri me “kërcnime” me Zonjat Profesoresha të Nderuara të paraleles së vajzave të Shkupit dhe të Gostivarit, dhe atë duke vepruar në kundërshtim me parimet islame, kjo pa llogaridhënie dhe përgjegjësi nuk dot mbetet. Megjithatë pse shaqoja nuk i përfshiu Profesoreshat e Nderuara të paraleles së vajzave të Tetovës, në këtë “pseudoreform” edhe për kundër përpjekjeve të bëra, thjesht nuk ja ariti, sepse atje Qani Nesimi është Mufti, e në këtë drejtim ama bash hiç, as që e bën hesap shaqon për njeri.

VI- shaqoja me ca reformat minimale seriozisht rezikon mbylljen e paraleles së vajzave në Gostivar, atje ndjekin mësimin 26 nxënëse, ndërsa janë të punësuar 17 profesor përfshi këtu disa profesoresha të verifikuara si jo-adekuate, si dhe dy të punësuar të stafit civil. Tabela e kësaj paralele thot kështu: viti I (5 nxënëse), viti i II (5 nxënëse), viti i III (8 nxënëse), viti i IV (8 nxënëse).

VII- Edhe pas tri viteve askush Rijasetin nuk e njoftoi pse policia e dërzhavës 24/7 e siguron shaqojën. Ndoshta ende e sheh në ëndërr atë nga Xhepçishti i cili me zërrin e tij të këndshëm, shumë bukur e thirte ezanin. A po ndoshta shkaku se i lagen pantollonat si vaki e “problemit me prostatën”. E sipas të folurave krahas të mençurit profesor doktorit të diasporës prapanicën shumë fort po ja mbrojka nga Bullgaria edhe Irsal Jakupi, e kjo është bota e re e çudirave.

Shaqoja me turp po largohet nga Bashkësia Fetare Islame e RMV, do të mbetet historikisht i njohur si REZIL, KODOSH, SHPIFËS, TRILLUES, PËRÇARËS, MANIPULANT, RRENC I PA PARË DHE ABDALL EFENDI.

Kësaj radhe ju tregoj se, Ç’DO GJË VEÇ MË KA FILLUAR…..
Tetovasot.com/